AGK: Për keqardhje deklaratat e Kurtit rreth raportit të Reporterëve pa Kufij

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka shprehur “zhgënjim të thellë” me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një javë pas publikimit të raportit për Kosovën të “Reporterëve pa Kufij”.

“Në një fjalim gjatë një tubimi të partisë së tij, Kurti ka dështuar të adresojë gjetjet e raportit, duke fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin 99”, thuhet në reagim.

Sipas AGK-së, Kurti ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare.

Kryeministri në detyrë Kurti sipas AGK-së nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij.“

AGK-ja e fton zotin Kurti ose këdo që e formon Qeverinë e re të angazhohet në një dialog të hapur me të gjithë hisedarët, në mënyrë që të trajtohen me seriozitet gjetjet e Raportit dhe të punohet për përmirësimin e lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika