AGK publikon rezultatet, Naile Dema – Selmani zgjedhet nënkryetare e Mehmet Krasniqi anëtar nga RTV Dukagjini
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar rezultatet nga Kuvendi Zgjedhor që u mbajt sot për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës. Anëtarët e AGK-së kanë rizgjedhur Xhemajl Rexhën si kryetar dhe përfaqësues të gazetarëve edhe për tri vjetët e ardhshme. Ndërsa drejtoresha e Informacionit në Radio Dukagjini, Naile Dema Selmani do të […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar rezultatet nga Kuvendi Zgjedhor që u mbajt sot për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës.
Anëtarët e AGK-së kanë rizgjedhur Xhemajl Rexhën si kryetar dhe përfaqësues të gazetarëve edhe për tri vjetët e ardhshme.
Ndërsa drejtoresha e Informacionit në Radio Dukagjini, Naile Dema Selmani do të jetë nënkryetare ndërsa Mehmet Krasniqi, redaktor dhe gazetar në TV Dukagjini është zgjedhur anëtar i bordit të AGK-së.
Anëtarët e tjerë të zgjedhur janë: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).















