AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës, të cilët janë sulmuar me gurë në veri të vendit nga persona të paidentifikuar

AGK

Të hënën në veri të vendit, specifikisht afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut, është sulmuar me gurë një ekip i mediumit Klan Kosova.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të “shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit”.

AGK ka bërë thirrje tek organet e sigurisë të marrin masa për të siguruar mbrojtje për gazetarët, të cilët raportojnë nga veriu i Kosovës.

“AGK-ja, sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky është sulmi i tretë i gazetarëve, të cilët derisa po raportonin nga veriu ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar deri më tani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika