AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin ndaj votimit të Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së, duke parë në të një hap të qartë për të kontrolluar institucionet e pavarura mediale

Foto nga AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka quajtur shqetësues dhe dekurajues votimin e Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

AGK-ja në një komunikatë për media ka theksuar se votimi nga partia në pushtet i një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, shfaq hapur qëllimin e partisë në pushtet për t’i kontrolluar institucionet e pavarura mediale.

“Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë. Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje dhe mund t’i kontribuojë klimës antimedie që kjo Qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, edhe Qendra Evropiane për Lirinë e Medias (ECMPF) janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Luljeta Aliu-Krasniqit si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Në reagimin e tyre thuhet se Aliu e ka përkrahur publikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj, si rrjedhojë, sipas tyre, ajo nuk mund të jetë e pavarur.

Tutje, aty thuhet se ECPMF do të nisë menjëherë dialogun me Këshillin e Europës dhe PACE për t’u informuar rreth këtij zhvillimi, sipas tyre, shqetësues që do të ketë ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika