AGK: Shqetësues pengimi i punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe Rizvanollit

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit Kosovë Gjoci, të Euronews Albania, për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.

“Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë. Ngjashëm, para disa ditësh, gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje Qeverisë dhe dikastereve të saj të “mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika