AGK: Skandaloz deklarimi i ministres Haxhiu për ‘dorëzimin e lajmit’ në Prokurori kundër medieve 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kritikuar ashpër deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për dorëzimin e informacioneve në Prokurori lidhur me akuzat ndaj dy portaleve kosovare. AGK-ja e ka cilësuar këtë si një sulm ndaj mediave dhe një ndërhyrje në drejtësi, duke i bërë thirrje Haxhiut dhe partisë së saj të ndalojnë fushatën kundër gazetarëve.

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me dorëzimin e informacioneve në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

AGK-ja e ka cilësuar deklaratën e Haxhiut si skandaloze dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mediave, duke e akuzuar për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: ‘Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur ‘Nacionalja’ dhe ‘Periskopi’, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.’ Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagim e AGK-së.

AGK-ja i ka bërë thirrje Haxhiut që të përmbahet nga deklarata të tilla dhe i ka kërkuar partisë së saj që të ndalojë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve. Sipas AGK-së, veprime të tilla janë të dëmshme për lirinë e medias dhe për pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“AGK-ja e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika