AGK: Të ndalen sulmet brutale të VV-së kundër Periskopit dhe Nacionales

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se sulmet e partisë në pushtet, Vetëvendosje ndaj mediave si Periskopi e Nacionale, kanë vazhduar edhe ditën e enjte.

Sipas AGK-së, një asamblist i kësaj partie në Prizren, Selman Sokoli, duke iu referuar gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit, ka shkruar “këta i paskan dresiratë si zagartë”.

Po ashtu, edhe Fahri Beqa, i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, ka shkruar në Facebook: “Radojçiqi e Vuçiçi të dhanë paratë”, duke iu referuar një lajmi për Ilir Mirenën – drejtues i portalit “Periskopi”.

Sipas AGK-së, Qëndrim Krasniqi, i Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka shkruar se: “portalet po e sulmojnë RTK-në në kor”, me urdhër të Radojçiqit.

FOTO NGA AGK

Në reagimin e tyre, AGK thotë se kjo gjuhë denigruese dhe linçuese, “po i vë seriozisht në rrezik të gjithë gazetarët që punojnë në këto dy media dhe është koha e fundit që Vetëvendosje dhe njerëzit e saj të ndalën nga kjo praktikë e rrezikshme dhe papranueshme”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika