Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për pesë vjet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Haxhiu bëri të ditur se Bytyqi do të vazhdojë ta ushtrojë këtë detyrë edhe për pesë vjet, njofton Dukagjini.

Sipas saj, përvoja, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë elemente të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika