Ahmeti: Anulimi i fluturimit nga ana e Borrellit i rrit shpresat për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka konfirmuar për emisionin në Debat Plus, anulimin e fluturimit nga ana e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën Jashtme, Josep Borrell, për shkak se ky takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve.

“Me sa ne kemi informacion që zoti Borrell e ka anuluar fluturimin, sepse ka pasur takim tepër të rëndësishëm sipas informacioneve tona”, ka deklaruar Ahmeti.

Më tutje, ai ka thënë se anulimi i fluturimit nga ana e Borreli i ka rritur shpresat për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

“Dhe kjo na ka rritur pak më shumë shpresat, me se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur, drejt një epilogu të pranueshme për palët, dhe një dakordësi. Sa do të zgjasin bisedimet nuk e di. Tani është e vështirë të paragjykohesh dhe të parashikosh, varet nga zhvillimet brenda palëve se sa afër janë po as larg janë i një marrëveshje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ai për planin evropian ka thënë se në kompromise “nuk ka palë që fiton, por të dyja palët janë fitues dhe nuk ka humbës”.

Ahmeti ka folur edhe për takimin me Kurtin, ku ka thënë se i ka ofruar përkrahje për vendimin që ai do ta marrë.

“Nuk kam ardhur me fuqinë e këshilldhënësit, jam një aktivist i lëvizjes shqiptare. Kam punuar më shumë për Koosvën dhe nuk jam kursyer për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe i kam shprehur përkrahje Kurtit për vendimin që ai do të marrë me një fjalor vëllazëror”, ka thënë Ahmeti.

Ahemti ka përfunduar duke thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë i zhgënjyer nga SHBA-ja, BE-ja apo nga NATO.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika