“Protesta dhe barrikadat në katër komunat veriore të Kosovës, nuk kanë qenë paqësorë ishin të dhunshme sepse përgjatë asaj periudhë  kishte sulem ndaj gazetarëve, rrëmbime të qytetarëve serbë, ndaj qytetarëve shqiptarë edhe ndaj organeve të Sigurisë në Kosovë ndaj policisë së Kosovës, EULEX-it edhe KFOR-it”, kështu ka thënë Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti, ka folur për largimin barrikadave ka thënë se barrikadat janë larguar në mënyrën më të mirë të mundshme pasi sipas tij ato u larguan nga ata që i kishin vendosur.

“Nuk kishte nevojë për të intervenuar edhe u bërë gjë shumë e mirë që janë larguar sepse shkaktoni problem për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por veçanërisht për komunitetin serbë të cilët ishin të bllokuar nga këto barrikada, pro gjithashtu edhe një presion nga strukturat e dhunshme të Beogradit në Veri të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Më tej, ai ka thënë se Serbia ka shprehur qëllime territorial ndaj Kosovës dhe duke ndjekur edhe metoda të dhunshëm.

“Por Qeveria e Kosovës ka pasur kërkesë nga KFOR-i, që të pritet që në mënyrë ata ta zgjedhin këtë çështje, edhe ne kemi qenë në koordinim me KFOR-in dhe partnerët  ndërkombëtarë edhe e rëndësishme është se ato tani janë larguar edhe nuk kishte viktima”.