Ahmeti: Do të funksionalizohen zyrat kadastrale edhe në tri komunat veriore

Avni Ahmeti, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka thënë se do të funksionalizohen zyrat kadastrale edhe në tri komunat veriore

Avni Ahmeti, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Avni Ahmeti, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se në takimin e sotëm kanë qenë të pranishëm të gjithë kryetarët e komunave dhe drejtorët e zyrave kadastrale komunale.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë informimi në detaje nga afër për kryetarët e komunave…Gjatë këtij takimi janë prezantuar obligimet që rrejdhin nga ligji për infrastrukturën kombëtare për të dhëna hapësinore dhe ndryshimet që parashihen me ligjin e ri për kadastër të pronës së paluajtshme”, ka thënë tutje Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se do të funksionalizohen zyrat kadastrale edhe në tri komunat veriore. “Do të funksionalizohen zyrat kadastrale dhe në tri komuant veriore”, ka deklaruar Avni Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar tutje se kanë bashkëpunim ditor me zyrat kadastrale komunale. “Në baza ditore ne japim konsulta, ndihmë dhe zgjedhim probleme për 400 zyrtarë të zyrave kadastrale komunale që janë shfrytëzuese e sistemeve tona”.

“Të gjitha transaksionet në fushën e kadastrit mbulohen prej zyrave kadastrale komunale, respektivisht prej Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Të gjitha aktivitetet që organizohen, duke marrë parasysh ndarjen e një parcele, bashkimin e një parcele, bartjen e pronësisë, trashëgimisë, hipotekimin e të tjera, janë që mirëmbahen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës”, ka theksuar Ahmeti.

 

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika