Ahmeti: Edhe në të kaluarën patëm probleme, por kishim bashkëpunim me aleatët

"Kosova prej pasluftës nuk ka pasë situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit jashtë vendit, në kuptimin ndërkombëtar, në vënien e sanksioneve. Edhe më parë pati probleme, por kishte bashkëpunim me aleatët", ka deklaruar Isufi nga AAK-ja

Ahmeti Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Kosova prej pasluftës nuk ka pasur situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në emisionin “FIVE”, Isufi nga AAK-ja ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur probleme, por gjithmonë ka pasur bashkëpunim me aleatët.

“Kosova është projekt i shqiptarëve, por është po ashtu në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Kemi një shkëputje me aleatët. Kosova prej pasluftës nuk ka pasë situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit jashtë vendit, në kuptimin ndërkombëtar, në vënien e sanksioneve. Edhe më parë pati probleme, por kishte bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Isufi.

Sipas tij, dialogu me Serbinë tani është në gjendje shumë të rëndë.

“Shihet se është një dialog i rëndë, nuk përmban temat për të cilat është zhvilluar dialogu. Marrëveshja gjithëpërfshirëse që ka ndodhur në Bruksel dhe ajo në Ohër është treguesi më i mirë se janë devijuar gjërat duke dalur në pah çështje teknike, që e komplikojnë këtë proces dhe nuk e lënë të ecë përpara. Duhet të kihet parasysh interesi i Kosovës, edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare që ka investuar në Kosovë dhe është në bashkëpunim me Kosovën”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, kishte vendosur tarifën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinës, por nuk ishin prishur raportet me aleatët.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika