Ahmeti: Kush është përgjegjës për vjedhjen e sotme të mostrave në rastin Dehari?

Ish-bashkëpartiaku i Kryeministrit, Albin Kurti, Shpend Ahmeti ka ngritur dilemën se a duhet të fajësohet Kryeministri pasi në të kaluarën është fajësuar ish- kryeministri Hashim Thaçi, për humbjen e mostrave të autopsisë së Astrit Dehairt

Astrit Dehari, gjashtë vjet nga vdekja e tij

Ish-Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve se janë humbur mostrat e autopsisë së Astritë Deahri ku ka ngritur dilemën se kush duhet a ta merr përgjegjësin pasi sipas tij në të kaluarën për një rast të ngjashme ishte fajësuar, ish-kryeministri, Hashim Thaçi.

“Nëse kryeministri i atëhershëm ka qenë përgjegjës për vjedhjen e dhomës së provave[ në policinë e Kosovës] para shumë vitesh, atëherë kush është përgjegjës për vjedhjen e sotme të mostrave në rastin Dehari?”, ka shkruara në Twitter Ahmeti.

Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Zyrtarët e pezulluar nga puna sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste  në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Ky vendim është marr nga Ministria e Drejtësisë, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dhe vendimi tashmë hyrë në fuqi këtë të enjte, më 8 dhjetor.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika