Ahmeti: LVV nuk ka mësuar të pranojë kritikën, e them nga përvoja

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti





Ndonëse thotë se ishte pro fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kur i mendon alternativat e asaj kohe, nuk sheh një të mirë.

I ftuar në Debat Plus, Ahmeti ka thënë se nuk është e vërtetë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka bërë asgjë të mire. Sipas tij, askush nuk priste se çështja e reciprocitetit do të arrinte deri në këtë pikë.

“S’kanë besuar plot njerëz që mundesh me shty deri në këtë pikë reciprocitetin”, ka thënë Ahmeti gjersa njëherit ka komentuar edhe videon e publikuar nga ana e LVV-së, të hënën. Sipas Ahmetit, videoja e publikuar nga ana e LVV-së të hënën nënkupton “s’kemi bërë shumë por, kujtoni kush kanë qenë të tjerët”.

Megjithëse tashmë në pushtet, Ahmeti ka theksuar se LVV nuk ka mësuar akoma të pranojë grevën.

“Ka qenë greva e punotorëve të çerdhes, Jusuf Azemi, kur bënte greva i gjithë diskutimi ishte kush e shtini. E ka shok Agim Veliun, aj i paska thanë, duan të bëjnë grevë, po organizohen. Nuk duhet kështu me konceptu qeverisjen. Duhesh me pranu kritikën, mundet mos me qenë kritika e mirë po fillo argumento se askush spret prej juve, Qeverisë, me i implementu 100  për qind të premtimeve që i keni pas”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndonëse nuk e ka sjellur vet, Ahmeti ka thënë se çasja ndaj kriza energjetike nga ana e LVV-së nuk ka qenë e mirëmenaxhuar. Ai ka theksuar se nuk ka parë ndonjë përgatitje nga ana e kësaj të fundit për thellimin e mëtejmë të saj.

“Nuk është e menduar shumë, nuk është strategjike, është reaksionale”, ka deklaruar Ahmeti gjersa ka kujtuar deklaratën e sotme për çështjen e pagës avanc, propozim të cilin Ngavci ka deklaruar se e ka dërguar propozim në Ministrinë e Arsimit.

Ai e ka cilësuar sikurse “të kotë” çështjen e të dalurit nga greva në arsim dhe se kjo e fundit, do duhej menduar më mirë. Çështja e msoekzekutimit të pagave për një muaj në kohë krize, sipas Ahmetit paraqet një situatë të rëndë për të cilën duhen lënë fajtorë kryetarët e komunave si shkak i mosprocedimit të duhur të listave.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika