Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit i dha tapi Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit i dha tapi Talat Xhaferit që të jetë zot "shtëpinë e tij"

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit i dha tapi Talat Xhaferit që të jetë zot në vend dhe shtëpinë e tij.

Ai u është drejtuar deputetëve që t’i lënë momentalisht fushatat elektorale anash për shkak se siç thotë ai zgjedhjet do të mbahen shumë shpejt, më 8 maj të këtij viti.

“As ju as kolegët e mi nuk janë qeraxhi por është një e vërtetë, marrëveshja paqësore e Ohrit i dha tapi Talat Xhaferit të jetë zot në vend dhe në shtëpinë e tij… Të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Ohrit, dhe kjo marrëveshje na ka bërë zot e dashzotës në shtëpinë tonë”, u shpreh ai.

Ahmeti: Mos ta mbajmë kokën te Moska e stomakun te Evropa, këto dy gjëra nuk shkojnë bashkë

Ahmeti ka thënë se koka nuk duhet mbajtur kah Rusia e “stomaku”, ka Perëndimi.

Ai ka potencuar se të dyja këto nuk shkojnë bashkë.

Andaj bën thirrje që “truri e stomaku” të bëhen bashkë e t’i thonë jo Rusisë, ndërsa po Evropës.

Lufta e ftohtë ka mbaruar por tani është një luftë shumë e nxehtë. Po flitet për përdorim të armëve bërthamore. Nuk është situatë për ta nënçmuar. Moska ka uzurpua, ka shkel identitetin, dinjitetin e sovranitetin e një shteti të quajtur Ukrainë. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojmë. A do të mbetemi në instalimin e atyre ideve që gjithmonë kokën ta mbajmë te Moska dhe stomakun te Evropa? Jo këto dy gjëra bashkë nuk shkojnë. Truri dhe stomaku duhet të bëhen bashkë sepse i kemi takuar dhe i takojmë Evropës Perëndimore. Prandaj një zëri këtu pa dallim, jo Rusisë pro Evropës. Nëse jemi patriotë, vendin tonë duhet sa më parë ta anëtarësojmë në BE. Do të doja që ne të mos bëjmë këtu politikë dhe fushatë elektorale sepse zgjedhjet janë më 8 maj”, tha ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika