Ahmeti nga Krojmiri: Po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së, e po përmirësohet infrastruktura për banorët
Kryetari i Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për kryetar në zgjedhjet e tetorit, Imri Ahmeti, mbrëmjen e së mërkurës ka vizituar fshatin Krojmir, një vend i njohur për historinë dhe sakrificat e tij. Ahmeti theksoi ndërtimin e Kullës së Veteranëve të UÇK-së, një monument i lavdisë kombëtare, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore […]
Kryetari i Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për kryetar në zgjedhjet e tetorit, Imri Ahmeti, mbrëmjen e së mërkurës ka vizituar fshatin Krojmir, një vend i njohur për historinë dhe sakrificat e tij.
Ahmeti theksoi ndërtimin e Kullës së Veteranëve të UÇK-së, një monument i lavdisë kombëtare, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore që kanë përmirësuar jetën e banorëve.
Ai falënderoi banorët e Krojmirit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo tregon besimin dhe vendosmërinë për vizionin e tij për zhvillimin e Lipjanit.
“Në Krojmir po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së, si një monument i lavdisë sonë kombëtare, ndërkohë që janë realizuar edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore që e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve. Dajt na mirëpritën me zemër të hapur dhe me përkrahjen e tyre të fuqishme treguan qartë besimin dhe vendosmërinë për vizionin tonë përpara. Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe! Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.















