Ahmeti: Nuk ka pasur barrikadë, çdo gjë është koordinuar me Policinë e Kosovës

Përfaqësuesi i Dhomave të Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, ka mohuar ashpër se veprimi i sotëm i bizneseve për të protestuar ka qenë barrikadë, siç u cilësua nga disa përfaqësues të institucioneve. Në një deklaratë në emisionin “Five”, Ahmeti tha:

“Fillimisht, të quash ‘barrikadë’ është krejt diçka tjetër nga ajo çka kemi bërë sot. Dy shirita të rrugës kanë qenë të hapur dhe lëvizja është rregulluar e kontrolluar nga Policia e Kosovës. Për çfarë barrikade po flasim këtu?” Ai theksoi se gjithçka është bërë në koordinim të plotë me Policinë, e cila ka mbajtur nën kontroll sistemin e transportit dhe ka ndihmuar në garantimin e qarkullimit pa asnjë problem.

Ahmeti ka deklaruar gjithashtu se protestimi i bizneseve është pasojë e mungesës së vullnetit institucional për të ofruar zgjidhje. Sipas tij, përfaqësuesit e bizneseve kanë zhvilluar diskutime të shumta me përfaqësues të Qeverisë, por nuk ka pasur asnjë hap konkret.

“Ne jemi detyruar si biznese dhe përfaqësues të tyre të marrim këtë hap, pas një numri të madh diskutimesh, edhe jozyrtare, sepse zyrtarisht nuk është bërë asgjë. U kemi dhënë të gjitha analizat, e megjithatë takimet po mbahen, por nuk po bëhet asgjë.”

Ahmeti thekson se kjo papërgjegjësi institucionale po e vështirëson skajshmërisht funksionimin e sektorit privat.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika