Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së sotme që është mbajtur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ahmeti vlerëson se pas Tiranës e Prishtinës edhe Shkupi e ka dhënë provimin kombëtar, duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët, njofton Dukagjini.

“Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë. Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi! Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër! Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK! Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ali Ahmeti: Procesi duhet të marrë epilog të pafajësisë për çlirimtarët, po akuzohen për vepra të pabëra