Kryetari i Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar në tubimin e sotëm në Mirenë.

“Sonte në Mirenë, atmosfera e jashtëzakonshme dhe përkrahja e fuqishme janë dëshmi e besimit që qytetarët kanë për vizionin tonë, për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e mëtejmë të Lipjanit. Kjo mbështetje e juaja për ne është përgjegjësi për punë të mëdha.

Me këtë vullnet e gatishmëri, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.