Ahmeti për Kurtin: Po bën kalkulime të votave, më mirë të ishte i sinqertë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bërjen e kalkulimeve zgjedhore dhe të votave, duke shtuar se duhet të jetë më i sinqertë me popullin dhe të lërë anash kalkulimet politike

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke bërë kalkulime zgjedhore dhe të votave me temat e mëdha që po merret.

Në linjë të kësaj, Ahmeti ka bërë komentuar mostakimin e Kurtit me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se më mirë i pari i Vetëvendosjes të ishte i sinqertë me popullin dhe t’i lërë anash kalkulimet.

“Po bën kalkulim zgjedhor dhe të votave. Unë e kuptoj që janë zgjedhjet dhe është legjitime që secila parti të mendojë për vota. Por nuk mendoj që nuk ia kanë lënë shenjë shumica e këtyre ndryshimeve të qëndrimeve. Ma mirë do të ishte i sinqertë dhe të dalë e të thotë kështu kam menduar, kështu ia kemi bërë”, tha Ahmeti në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Ahmeti theksoi se ndonjëherë është e nevojshme të pranohet realiteti dhe të komunikohen qartë qëndrimet dhe veprimet.

“Ky është realiteti sepse shqiptarët nuk janë njerëz budallë e jologjikë. Po ti sot mundesh me më thënë po të isha unë kryeministër do të shkoj deri të molla e kuqe. Po, unë e admiroj atë farë idealizimi, po e di që s’mund e bën atë punë”, ka shtuar Ahmeti.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, ishin tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb.

Ahmeti ka theksuar se për një kohë të gjatë, vëmendja publike ka qenë e përqendruar vetëm në çështjet që lidhen me Serbinë, luftën dhe sulmet e mundshme, duke anashkaluar diskutimet për çështje të tjera të rëndësishme si arsimi e shëndetësia.

“Në këto situata ne kemi jetuar më një çështje dhe vetëm një çështje në agjendën publike, Serbia, lufta, sulmi potencial dhe nuk e di a e kanë bërë me qëllim  ajo s’kemi fol as për universiteti, as për çerdhe, as për qenin topall të QKUK-ja, as për sigurimet shëndetësore. Krejt këto janë gjëra që unë kisha pas qejf me i diskutu sesa dinarin”, ka shtuar Ahmeti.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika