Ahmeti: Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme nga punësimi dhe jo lëmosha të njëpaskohshme

Mustafa ka treguar sygjerimet e tij për Qeverinë e Kosovës, të cilat sipas tij, mund ta ndihmojnë vendin në kapërcimin e krizës ekonomik

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për skemën e re, të cilën e ka prezantuar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke eksperimentuar me paranë publike në mungesë të aftësisë për të menaxhuar krizën financiare në Kosovë.

“Papunësia është problem strukturor i ekonomisë së Kosovës dhe nuk mund të adresohet me masa 6 mujore dhe të njëhershme”, ka theksuar Ahmeti, gjersa ka thënë se as përdorimi i frazave popullore sikurse “çdo shtëpi nga një të punësuar”, nuk paraqet zgjidhje.

“Për më tepër, hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Mustafa ka theksuar se kërkesa e pamjaftueshme për punëtorë, e cila vjen nga kapacitetet e ulëta të prodhimit vendor, si dhe mospërputhja ndërmjet aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës janë shkaqet kryesore të papunësisë në Kosovë.

Ndërsa si zgjidhje për krizën ekonomike, Mustafa thotë që Qeveria e Kosovës duhet t’i kthehet investimeve publike kapitale, të cilat sipas tij, asnjëherë nuk kanë qenë më të ulëta sesa aktualisht.

“Investimet kapitale të Qeverisë janë të domosdoshme për të rritur kërkesën e përgjithshme në planin afatshkurtër dhe për të krijuar kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në planin afatgjatë. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të përdorë instrumentet e saj fiskale për të frenuar rritjen e çmimeve dhe të ndërmarrë masat që tani më kemi propozuar për t’i ndihmuar qytetarët me të ardhura fikse që të përballojnë rritjen e çmimeve”, ka thënë ai.

Mustafa propozoi që Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë programe të aftësimit profesional për të papunët ekzistues në mënyrë që ata të përfitojnë aftësitë e kërkuara nga tregu i punës.

“Ndërsa, në një plan më afatgjatë, Qeveria duhet t’i përshtatë programet e arsimit të mesëm dhe të lartë në atë mënyrë që sistemi arsimor i vendit të prodhojë një fuqi punëtore më të aftë për t’iu përshtatur nevojave të tregut. Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se vendi gjendet në krizë ekonomike dhe nuk ka kohë të humbë me eksperimente të tilla që shpërdorojnë paranë publike. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme nga punësimi dhe jo për lëmosha të kohëpaskohëshme”, ka thënë Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM, Arben Mustafa.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika