Ahmeti: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit me votën kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE-ja ta dënojë ashpër
Zëvendësministri i Punëve Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka kërkuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, që BE-ja ta dënojë Serbinë, pasi kjo e fundit votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ahmeti ka thënë se shtetit serb e ka dhënë votën kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, e ka shkelur marrëveshjen […]
Zëvendësministri i Punëve Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka kërkuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, që BE-ja ta dënojë Serbinë, pasi kjo e fundit votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ahmeti ka thënë se shtetit serb e ka dhënë votën kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, e ka shkelur marrëveshjen Ohrit.
“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votimit të djeshëm për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore”, ka shkruar ai.
“Më tej, shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës. Kjo nuk është një gjë që BE-ja nuk duhet vetëm ta dijë, por ta dënojë ashpër”, ka shkruar në Twitter.
By voting against & threatening those who were in favor of yesterday's vote for 🇽🇰 membership at @coe, Serbia violated the Basic Agreement.
Furthermore, FM Ivica Dacic declared that Serbia wants partition of BiH. This is not smth for the EU to be aware of, but to harshly condemn.— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 25, 2023















