Ahmeti: Vendimi që i hap rrugën negociatave me BE-në, historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur për propozimin francez i cili u votua nga Kuvendi ditë më parë. Ai gjithashtu ka folur edhe për partitë opozitare duke thënë që ka tendencë për manipulim dhe se po nxiten për interesa politike andaj, thirrja e tij është për një unifikim në mënyrë që të arrihet deri te realizimi i integrimit të vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

I pari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka folur rreth votimit të propozimit francez, i cili sipas tij hapë rrugë Shkupit zyrtarë për negociatat me Bashkimin Evropian (BE).

Se a pritet që bisedimet me BE-në të ndryshojë qëndrimin e forcave politike që ishin kundër dhe të zbusë tensionet në Maqedoni të Veriut, Ahmeti është shprehur se opozita është përfshi në një valë emocionesh, e folklorizmash që realisht nuk dërgojnë askund përpara, por vetëm në regres.

‘’Mendoj se opozita u përfshi nga një valë emocionesh, nga një valë folklorizmi, thënë më shkurt pati një tendencë për manipulim të masave, gjoja se po humbet identiteti kombëtar maqedonas, po humbet gjuha maqedonase, po asimilohet kombi maqedonas me atë të bullgar’’.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

‘’Të gjitha këto ishin më tepër për politika ditore dhe për t’u shtuar pikë partive të tyre, sesa diçka substanciale që kishte në gjithë këtë fushatë, apo gjithë këtë propagandë që e bënë dhe kjo më në fund u pa, edhe masat në përgjithësi e kuptuan që e tërë kjo bëhet vetëm e vetëm për të përmirësuar pozicionin e tyre politik në shoqëri, sesa diçka thelbësore në gjithë këtë aktivitet që ata e bënë’’, ka thënë Ahmeti për Zërin e Amerikës.

Lideri i BDI-së tutje është shprehur se sa i përket gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas, shqetësimet janë fare të pajustifikueshme, sepse siç dihet gjuha maqedonase njihet zyrtarisht nga BE-ja, në këtë rast të gjitha partitë politike shqiptare kanë qenë të unifikuara që kjo çështje të tejkalohet.

Se a mund të ketë zvarritje të procesit të bisedimeve me BE-në, Ahmeti ka thënë se nuk sheh ndonjë rrezik.

Ai ka thënë që ky proces të ecë ashtu siç është e nevojshme, duhet që të gjitha forcat politike të rreshtohen dhe të kontribuojnë për këtë proces, pra nëse ato do të jenë për integrime ne BE.

Pra, sipas Ahmetit, partitë politike tani e kanë momentumin historik që të rreshtohen drejt, sepse tani është koha.

Pavarësisht se si do të rreshtohen subjektet politike, Ahmeti nuk parasheh ndonjë përplasje ndëretnike, ‘’edhe pse partitë politike kanë trashëguar nga e kaluara një mangësi për shkak të fushatave elektorale me karta nacionaliste, me fyerje reciproke, vetëm për të fituar elektoratin e tyre’’.

Sipas tij, janë bërë ‘’përpjekje maksimale që të zbatohet dhe të materializohet marrëveshja paqësore e Ohrit me të gjitha vlerat që i ka në brendi’’, ka deklaruar Ahmeti.

Maqedonia e Veriut e miraton propozimin francez

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika