Ai ka folur edhe për dronët të cilët kanë hy nga territori i Serbisë në Kosovë. ‘’Vlerësoj që qëllimi gjithmonë është armiqësorë kur futesh në territorin e një vendi tjetër. Vlerësoj se këtë Serbia e ka bërë për të vlerësuar forcën në raport me ne, normalisht edhe për të mbajtur nën presin edhe vet KFORi0n , pra trupat e NATO-s, gjithashtu edhe për të nënvlerësuar kapacitetin edhe të NATO-s edhe të Kosovës. Nuk e përjashtoj mundësinë që dronët janë një ndër pajisjet fluturaket pra që kryejnë shumë operacione të ndryshme mes tjerash edhe vëzhgimin e terrenit’’. Moderatori Panduri ka thënë se dronët ishin parë shpesh mbi burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz ku po mbaheshin të akuzuarit për rastin Banjska. ‘’Ne e kemi ngritur këtë çështje, të gjitha institucionet tona e kanë ngritur me komandantin e KFOR-it, KFOR-in, NATO-n ku kemi pas diskutime…hapësira ajrore ende me mandat i takon komandantit të KFOR-it që të ndërmarr vendime të caktuara në raport me hapësirën ajrore’’.

Të fundit nga rubrika