“Ai që paguan mercenar për ta vrarë një nënë, nuk i bën ballë dot burgut”
Avokati, Besnik Berisha beson se njerëzit që prekin këto limite duke angazhuar njerëz të tjerë për kryerjen e vrasjes së një nëne, nuk mund t’i bëjnë dot ballë burgut. Teksa ka lënë të nënkuptohet se çka, sipas tij, e pret Naimin, duke thënë se “pjesën tjetër po besoj që e kuptoni vet”. “Ata që paguajnë […]
Avokati, Besnik Berisha beson se njerëzit që prekin këto limite duke angazhuar njerëz të tjerë për kryerjen e vrasjes së një nëne, nuk mund t’i bëjnë dot ballë burgut.
Teksa ka lënë të nënkuptohet se çka, sipas tij, e pret Naimin, duke thënë se “pjesën tjetër po besoj që e kuptoni vet”.
“Ata që paguajnë mercenar për ta vrare një nene siç u vra Liridona, burgun se durojnë dot. Pjesën tjetër po besoj qe e kuptoni vet”, ka thënë ai.
Ndryshe, vrasja e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ishte porositur nga burri saj Naim Murseli.
Por, këtë vrasje e ka kryer Granit Plava, ku ky i fundit dyshohet se tashmë të ndjerën, Liridonën e kishte qëlluar me një plumb në qafë.















