Aida dhe Argjenda publikojnë këngën kushtuar të gjitha motrave

Dy artistët e njohura Aida dhe Argjenda Doçi kanë sjellur projektin e tyre të përbashkët muzikor, dedikuar motrave.

Projekti i përbashkët i tyre quhet “Motra ime”.

“O moj motra ime e bukur, sonte vesh fustan të bardhë, inshaAllah një jetë të lumtur, lum ai që ka me t’marr”, janë vargjet e para të projektit muzikor të motrave Doçi.

Për tekstin është kujdesur Ronaldo Shtylla, dhe muzikën Sardi Mneri.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni të plotë bashkëpunimin e tyre.

Ndryshe, projekti i fundit i Aida Doçit ka qenë “Ku je”, e publikuar rreth dy javë më parë.
Ndërsa, i Argjenda Doçit, projekti “Sherrin ti ma bane” rreth tre muaj më parë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika