Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë

Air Canada ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe ato brenda vendit, duke prekur rreth 130,000 pasagjerë çdo ditë, pas fillimit të një greve nga stafi i kabinës.

Greva e shpallur nga Sindikata e Asistentëve të Fluturimit të Air Canada nisi herët të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar një kaos të madh në planet e udhëtimit të pasagjerëve.

Kompania ajrore e ka konfirmuar pezullimin e të gjitha fluturimeve, përfshirë ato nën degën e saj buxhetore, Air Canada Rouge. Ajo ka këshilluar pasagjerët që të mos udhëtojnë drejt aeroporteve, përveç nëse kanë mundësi të fluturojnë me kompani të tjera ajrore.

Greva, e cila ka hyrë në fuqi në orën 00:58 ET (04:58 GMT), vjen si pasojë e kërkesave të asistentëve të fluturimit për paga më të larta dhe kompenzim për punën që bëjnë kur avionët ndodhen në tokë. Kompania ka njoftuar se rreth 500 fluturime do të preken çdo ditë, duke shkaktuar përpjekje nga pasagjerët për të siguruar rezervime të reja.

Në një njoftim, Air Canada ka shprehur keqardhje të thellë për ndikimin që greva ka pasur në klientët e saj. Megjithatë, ajo ka sqaruar se fluturimet e Air Canada Jazz, PAL Airlines dhe Air Canada Express nuk janë prekur nga greva. Po ashtu, kompania ka shtuar se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe informacion për pasagjerët e prekur.

Në negociatat për kontratën, Air Canada ka ofruar një rritje prej 38% të kompensimit total për stafin e kabinës gjatë katër viteve, me një rritje të parë prej 25% që do të zbatohet vitin e parë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika