Aja Broqi, kampione e Kosovës në tenis

17-vjeçarja nga Peja, Aja Broqi është shpallur kampione e Kosovës në tenis në Kategorinë A

Aja Broqi





Tenistja 17-vjeçare nga Peja, Aja Broqi, ka fituar titullin e kampiones së Kosovës. Në turneun përfundimtar të vitit, Masters A, morrën pjesë 5 tenistet më të mira të vitit, Broqi i fitoi të 4 meçet duke vërtetuar epitetin e tenistes më të mirë për vitin 2022.

Aja Broqi

Fillimisht Aja Broqi mposhti Fikrete Veliun me 6/0 dhe 6/2 në sete. Në meçin e dytë Broqi ishte më e mirë se Marija Dukic 6/1 ; 6/0.

Aja Broqi

Në meçin e tretë të Mastersit Aja Broqi mposhti Meldina Mislimin me 7/5 dhe 6/1 derisa trofeun e vërtetoi pas triumfit bindës ndaj Forta Morinës 6/3 dhe 6/1 në sete.

Aja Broqi javën e kaluar e fitoi titullin e kampiones edhe në kategorinë U-18 derisa javë më parë u shpall edhe kampione e Kosovës në konkurencën ekipore.

Aja Broqi





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika