Ajdini: 121 mijë vota më pak, kjo tregon se shumica e shqiptarëve nuk i dhanë përkrahje Siljanovskës

Analisti Gazmend Ajdini ka thënë që në Maqedoninë e Veriut vërehet dallimi i daljes në votim për zgjedhje presidenciale në raundin e dytë, me këtë dallim ai tha se kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nuk ka pasur përkrahje nga shqiptarët.

“Ajo që më ra në sy është dallimi i daljes për parlamentare kemi 900 mijë e 798 e për president 779 mijë e 687, që i bie 121 mijë vota dallim që është se bojkot, ky dallim tregon se shumica e shqiptarëve nuk i kanë dhënë përkrahje kandidates Siljanovska dhe kjo do të jetë për një analizë të mëtutjeshme,” tha Ajdini.

Ajdini bëri të ditur se mbi 121 mijë qytetarë kanë abstenuar e sipas tij, Siljanovska duhet të arsyetohet.

“121 mijë kanë abstenu nga votimi për zgjedhjet presidenciale, dhe këto me siguri janë shqiptarët se s’kanë dalur maqedonët të abstenojnë për të, por tani Siljanovska vihet në një pozitë që duhet ta arsyeton vetën që është president i të gjithë qytetarëve, por nga ana tjetër kjo është një porosi, e fortë për VRMO se çfarë do të bëjë prej sot e tutje. Duke marrë parasysh rezultatet e para, tregojnë që LSDM mund të ketë rezultat edhe më të dobët sesa ka pasur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.”

Kjo situatë për Ajdinin ngjason me 2008 me 98 me 2011 kur VRMO kishte pushtet.

“Kur VRMO kishte pushtet absolut, por jo absolut në kuptimin politik, por në përgjithësi se çfarë do të bëjë, unë mendoj se me këto rezultate ata mund të mbërrijnë 56 deri në 58 ,” shtoi Ajdini.

“VLEN-I mund të mbërrijë në 100 mijë me këtë trend që e ka.”

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika