“Ajo që po ndodh në Ukrainë quhet gjenocid”

Një ligjvënëse ukrainas ka thënë se brutaliteti i Rusisë gjatë pushtimit të vendit është dëshmi se nuk mund t'i besohet për të mbështetur paqen në të ardhmen dhe i përshkroi aktet e saj si "gjenocid"

Mariupol

Kira Rudik, një anëtare e parlamentit të Ukrainës, ka thënë për CNN në një intervistë nga Kievi se kolegët e ligjvënësve ishin të zemëruar për lajmin e të enjten për korridoret e evakuimit në qytetin e rrethuar të Mariupol-it, ku llogaritet se dhjetëra mijëra civilë janë bllokuar.

“Ne kishim të paktën pesë autobusë me gra dhe fëmijë gati për të shkuar, dhe nuk ishim në gjendje t’i nxjerrim jashtë, sepse rusët nuk pushuan së qëlluari. Ne nuk arritëm të merrnim armëpushim prej tyre, megjithëse më parë ata premtuan se do ta bënin këtë”, tha Rudik.

“Pra, a mund ta imagjinoni se çfarë ndjenë këto gra dhe fëmijë që u ulën atje në autobusë, nuk e di, nja dy orë duke pritur nëse do t’u kursehet jeta apo jo’’.

Kira Rudik

Mizoritë ruse e kanë bërë të qartë për ukrainasit se i tërë kombi duhet të mbrohet me çdo kusht, tha ajo, duke vënë në dukje civilët e vrarë, të gjetur në qytetet në veri të Kievit pasi forcat ruse u tërhoqën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për atë që na pret nëse dështojmë. Unë kam qenë në Bucha. E di se çfarë do të na bëjnë. Dhe nuk dua që kjo të ndodhë me veten time, me asnjë nga njerëzit që dua. Kjo është arsyeja pse ne po luftojmë. Ne do të luftojmë për çdo centimetër deri në fund.”, ka deklaruar ajo.

Rudik tha se kishte besim në komunitetin ndërkombëtar, që të përpiqet të ndihmojë në presionin ndaj Rusisë për të ecur përpara.

Duke iu referuar aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ajo shtoi, “Unë e kuptoj se duhet kohë që bota të përshtatet me të vërtetën që ne në Ukrainë e dimë për tetë vjet. Ju nuk mund t’i besoni Rusisë’’.

Ajo ka shtuar më tej se nuk kishte besim në zgjidhjet apo negociatat për shkak të agresionit rus, duke barazuar aktet e Putinit me Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Mariupol

“Kjo është arsyeja pse ne po i shpjegojmë botës se ajo që po ndodh në Ukrainë quhet gjenocid. Kjo është arsyeja pse ne po i shpjegojmë botës se nuk mund të hysh në asnjë marrëveshje paqësore me Rusinë, sepse në krahasim është si të hysh në një marrëveshje paqësore me Hitlerin dhe të thuash ‘Oh, ne do të flasim me të dhe ndoshta ai do të kursejë, disa jetë të hebrenjve”, tha ajo.

Granatimet pranë pikës së nxjerrjes penguan evakuimin e njerëzve të enjten, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Pavlo Kyrylenko, administratori ushtarak rajonal i Donetskut, tha se 79 banorë të qytetit të rrethuar të Mariupol-it, të enjten u evakuuan në mënyrë të sigurt në Zaproizhzhia.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika