Ajri i ndotur paraqet problem për qytetarët

Cilësia e ajrit në Kosovë dhe shteteve për rreth është temë diskutimi tash e disa kohë. Sezoni i vjeshtës bashkë me rënien temperaturave bëjnë që tek qytetarët të shfaqen probleme shëndetësore shkaku i ndotjes së ajrit

Ilustrim





Me rënien e temperaturave dhe stinën e vjeshtës, në Kosovë është rikthyer edhe një problem tashmë shqetësues i viteve të fundit.

Gjatë ditës së sotme niveli i cilësisë së ajrit ka qenë rreth 130 – që cilësohet si i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme.

Pulmologu Besim Morina potencon se një ambient i tillë po reflektohet me rritje të numrit të personave që kërkojnë trajtim çdo vit.

“Pra Prishtina sidomos por edhe gjithë Kosova jemi duke ekspozuar në nivele shumë të larta të ndotjes dhe si për pasojë jemi duke përjetuar nivele të mëdha të sëmundjeve respiratore më shumë se sa vendet e tjera”, ka thënë Morina.

Besim Morina, pulmolog

Por, në Ministrinë e Ambientit (MA) thonë të kundërtën, që këtë vit ka përmirësim të situatës si pasojë e kushteve të mira meteorologjike.

“Institucioni jonë ka marrë përgjegjësi dhe po i kryen ato konform ligjeve dhe standardeve evropiane ku po bënë monitorimin e cilësisë së ajrit, po i informon qytetarët por mbetet që edhe institucionet tjera qoftë publike apo private të marrin masa në këtë periudhë që ajri të jetë më i mirë”, ka thënë Shkumbin Shala nga MA.

Shkumbin Shala, ministria e Ambientit

Ngasja e makinave, djegiet e mbeturinave, përdorimi i qymyrit dhe problemet me termocentrale supozohen të jenë shkaktarët kryesor të nivelit të ndotjes së ajrit në Kosovë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika