Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega Prishtinë, ka njoftuar përmes një postimi se të mërkurën e 20 marsit do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorin e kombit Selim Berisha.

Kjo Akademi Përkujtimore dhe Promovim i Librit do të bëhet në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

“Lavdi dëshmorit Selim Berisha, Lavdi gjithë të rënëve për liri,” thuhet në njoftimin e shoqatës.