Klubi i Hendbollit, Prishtina ka nisur një kapitull të ri në Akademinë e Hendbollit.
Nga ky muaj, kryeqytetasit kanë hapur dyert për djem të moshë nëntë deri më 14 vjeç, edhe atë tërësisht falas.
Stërvitjet për secilën grupmoshë do të zhvillohen nën drejtimin e trajnerëve të licencuar dhe me përvojë.
Perveç ushtrimeve fizike, stërvitjet tona do të jenë një rrugëtim i zhvillimit personal, disiplinës dhe frymës ekipore.
KH Prishtina ka një histori dhe traditë në sportin e hendbollit, dhe kjo akademi është një hap i natyrshëm për të ndërtuar të ardhmen.