AKB-ja e viziton “Viva Fresh Store”, sheh nga afër çmimet promocionale
Aleanca Kosovare e Bizneseve në krye me kryetarin e saj ka dalë të shtunën në terren. Anëtarë të AKB-së kanë vizituar “Viva Fresh Store” me një synim. Qëllimi, sipas Agim Shahinit ishte të kuptohet nëse thirrja po zbatohet thirrja e tij që mos ndryshohen çmimet pas bllokimit të mallrave nga Serbia. Dhe ashtu rezultoi. “Ne […]
Aleanca Kosovare e Bizneseve në krye me kryetarin e saj ka dalë të shtunën në terren. Anëtarë të AKB-së kanë vizituar “Viva Fresh Store” me një synim.
Qëllimi, sipas Agim Shahinit ishte të kuptohet nëse thirrja po zbatohet thirrja e tij që mos ndryshohen çmimet pas bllokimit të mallrave nga Serbia. Dhe ashtu rezultoi.
“Ne kemi bërë ftesë ditë më herët bizneseve të Kosovës, sidomos bizneseve të mëdha që e furnizojnë popullatën të mos e keqpërdorin popullatën në momente e caktuara, për shkak të suspendimit të importeve nga Serbia dhe kjo është një dëshmi e mirë se prodhuesit vendorë po japin çmime promocionale”, ka deklaruar Agim Shahini – AKB.
Sipas tij, çmimet që kanë marketet tona janë më promocionalet në rajon. Ndër të tjera bëri thirrje që të konsumohen më shumë produktet vendore.
“Këto çmime që jemi duke i parë nuk ekzistojnë në Ballkan as në Evropë. Kjo është aftësia e bizneseve tonë, afaristëve tanë që ata në situata të caktuara jo që japin çmime promocionale, por japin çmime me humbje në situatë të vështirë”, ka shtuar ai.
Kamionët me mallra që vijnë nga Serbia janë bllokuar nga Institucionet e Kosovës që nga 14 qershori, si masë sigurie pas kidnapimit tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.















