AKB reagon për rastin e qumështores Vita, Shahini e quan goditje të drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me situatën e krijuar rreth qumështores Vita, duke shprehur shqetësim për pasojat që, sipas saj, mund të ketë ky rast në prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e cilësoi zhvillimin si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj […]
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me situatën e krijuar rreth qumështores Vita, duke shprehur shqetësim për pasojat që, sipas saj, mund të ketë ky rast në prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e cilësoi zhvillimin si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj industrisë vendore, duke bërë thirrje për mbrojtjen e prodhuesve lokalë.
“Është një goditje direkte ndaj prodhimit vendor dhe ekonomisë. Ne e perserisim qarte: një shtet qe nuk mbron prodhimin vendor, mbetet i varur nga importi”, ka thënë Shahini.















