AKI shpall konkurs për vende pune në disa fusha të ndryshme

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shpallur konkurs për disa pozita në fusha të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën, sigurinë e teknologjisë informative, programimin, dhe auditimin, me kualifikimet dhe kriteret e përcaktuara për secilën prej tyre

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shpallur konkurs për punë në disa fusha të ndryshme.

Konkursi përfshin kategori të tilla si inteligjencë, siguri e teknologjisë informative, programim, mbështetje të teknologjisë informative (Helpdesk), kibernetikë, auditim financiar, auditim të performancës, auditim të teknologjisë informative, auditim të pajtueshmërisë, auditim të brendshëm, siguri fizike dhe higjienë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kualifikimet e përcaktuara për secilën pozitë, duke përfshirë shkollimin universitar në disa raste, njohuritë specifike dhe njohjen e gjuhëve të huaja, me preferencë për anglishten në shumicën e rasteve.

Procesi i përzgjedhjes përfshin faza të ndryshme të seleksionimit dhe testimin.

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në web-faqen zyrtare të AKI www.aki-rks.org/konkursi, duke plotësuar aplikacionin dhe bashkangjitur dokumentet e kërkuara.

Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit në web-faqen zyrtare të AKI dhe në mjetet e informimit, përkatësisht nga data 05.07.2024 deri me datën 19.07.2024 ora 16:00.

Konkursi shpallet për kategoritë/fushat si në vijim:

  1. Inteligjencë

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare;
  • Preferohet njohja e ndonjërës nga gjuhët si në vijim: angleze, serbe, ruse, arabe, kineze.
  1. Siguri të teknologjisë informative dhe rrjeta

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
  • Njohuri për sigurinë e sistemeve nga fusha e teknologjisë informative;
  • Shkathtësi në përdorimin e sistemeve operative, aplikacioneve, rrjeteve kompjuterike;
  • Aftësi për komunikim, punë ekipore, mbështetje të anëtarëve të tjerë të stafit;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  1. Programim

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
  • Njohuri për instalimin, menaxhimin dhe zhvillimin e programeve;
  • Njohuri për krijimin dhe menaxhimin e programeve: desktop-aplikacioneve dhe web aplikacioneve;
  • Njohuri në zhvillimin e programeve në gjuhët programuese.
  1. Mbështetje të teknologjisë informative (Helpdesk)

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
  • Njohuri nga fusha e teknologjisë informative;
  • Shkathtësi në përdorimin e sistemeve operative, aplikacioneve, rrjeteve kompjuterike;
  • Aftësi për komunikim, punë ekipore, mbështetje të anëtarëve të tjerë të stafit.
  1. Kibernetikë

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare, apo shkollim të mesëm dhe njohuri të thella në fushën kibernetikës të dëshmuara me certifikata përkatëse;
  • Njohuri në fushën e kibernetikës;
  • Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri të gjuhës angleze;
  • E dëshirueshme njohja e gjuhëve tjera me interes.
  1. Auditim financiar

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit ekonomik;
  • Certifikatë për kontabilist të certifikuar, përparësi auditor i certifikuar;
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim, kontabilitet ose financa;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  1. Auditim të performancës

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit;
  • Certifikatë për auditor të certifikuar, auditor i brendshëm apo të ketë diplomë master;
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim, hulumtim apo analiza, preferohet përvojë në auditim të performancës;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  1. Auditim të teknologjisë informative

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit në fushat relevante të TI;
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale në fushën e TI, preferohet përvojë pune në fushën e auditimit;
  • Preferohet certifikimi për auditor nga fusha e TI;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  1. Auditim të pajtueshmërisë

   Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit;
  • Të jetë i certifikuar auditor i brendshëm apo auditor i certifikuar;
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim, administrtatë publike, apo financa;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  1. Auditim të brendshëm

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Përgatitje universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
  • Certifikatë për auditor të brendshëm;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  • Siguri fizike

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë shkollim të mesëm;
  • Aftësi të dëshmuara fizike;
  • Aftësi për të reaguar shpejt në situata të rrezikimit të sigurisë fizike të objekteve, personelit, personaliteteve dhe informacioneve.
  • Higjienë (Prishtinë, Prizren)

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë shkollim fillor;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e tyre.

Kushtet e përgjithshme për punësim:

Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AKI si më poshtë:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të jenë mbi moshën 18-vjeçare;
  • Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masa e përjashtimit ose e largimit nga puna në AKI apo institucionet e tjera me natyrë të ngjashme;
  • Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.

Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen procedurës së ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike.

Të gjithë kandidatet të cilët deklarojnë të dhëna të pasakta do të diskualifikohen gjatë procesit të verifikimit të sigurisë.

Përveç kushteve të mësipërme kandidatët duhet të plotësojnë edhe standardet strikte të sigurisë, të përcaktuara në nenin 14 të Ligjit nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe legjislacionin relevant.

Procedura e përzgjedhjes:

Procesi i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza, përfshirë seleksionimin dhe testimin. Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha. Përzgjedhja për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht nga kualifikimet, kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike, të brendshme.

Për më shumë detaje, rreth procedurës së aplikimit mund të klikoni këtu.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika