AKI shpall konkurs pune për disa fusha

AKI

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shpallur konkurs për punë për disa fusha.

Konkursi është shpallur në fushat:

Inteligjencë;

IT, Programim;

Kibernetikë;

Siguri fizike;

Shërbime mbështetëse administrative.

Në njoftimin e tyre janë përmendur edhe kualifikimet dhe kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit:

Kandidatët për fushën 1 duhet të kenë përgatitje universitare;

Kandidatët për fushën 2 duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;

Kandidatët për fushën 3 duhet të kenë përgatitje universitare apo arsimim të mesëm, si dhe njohuri të thelluara në fushën kibernetike te dëshmuara me certifikata përkatëse;

Kandidatët për fushat 4 dhe 5 duhet të kenë kualifikim të mesëm;

Për fushat 1,2,3 është obligative njohja e gjuhëve të huaja. Përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri ne gjuhen angleze dhe serbe. Kandidatët do ti nënshtrohen testimit të njohurive në gjuhët e huaja.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AKI si më poshtë:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;

Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;

Ndaj tyre të mos jetë marrë masa e përjashtimit ose e largimit nga puna në AKI apo institucionet e tjera me natyrë të ngjashme;

Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.

 Sipas njoftimit, Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë si dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve të tjera specifike.

Të gjithë kandidatet të cilët deklarojnë të dhëna të pasakta do të diskualifikohen gjatë procesit të verifikimit të sigurisë.

Po ashtu, aty shpjegohen edhe procedurat e përzgjedhjes.

“Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit. Përzgjedhja e kandidatëve për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht prej kualifikimeve, bazuar në kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet e tjera specifike të brendshme. Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha, kurse AKI do të bëjë selektimin për vazhdim të procedurave konkurruese në njërën fushë/pozitë, në bazë të vlerësimit të profilit dhe përshtatshmërisë së kandidatit me kërkesat për pozitën përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Punësimi në AKI sipas njoftimit është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika