Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale; Zogëlohet dukshëm delegacioni nga Kosova, Rexha shpalos detaje nga “Paris 2024”

Gazetari Xhemajl Rexha ka shpalosur detaje nga agjenda e paraqitjeve të sportistëve nga Kosova, ku Akil Gjakova pritet të luftojë për medaljen e bronztë, si dhe për paraqitjen e Donjeta Sadikut në meç.

Rexha deklaroi se është zvogëluar “dukshëm” delegacioni nga Kosova në Paris, ose ” të paktën nuk ka parë as krerët e Komitetit Olimpik të vendit”, në vendin ku gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar.

Teksa ka shtuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë rrugën e kthimit në vend. E kryeministri Kurti po vazhdon akoma të qëndrojë, por nuk dihet se sa qëndron.

Rexha theksoi se ka “ende pak” shpresë për Akil Gjakovën, edhe pse Hashimoto do të jetë një kundërshtarë i fortë për të, pasi ka bagazhin me kampion bote dhe shumë medalje të fituara.

“Sapo ka humbur garën e tij gjysmëfinale, Akil Gjakova. Do të luftojë për medaljen e bronztë. Ai do të zhvillojë garën e tij ndaj japonezit Soichi Hashimoto në kategorinë 73 kg. Pritet të japë maksimumin, pavarësisht se Hashimoto është më i mirë se Akil Gjakova, pasi që ka qenë kampion bote dhe ka medalje të fituara. Kjo vjen pas eliminimit të Nora Gjakovës. Ka ende shpresë që Akili të sjellë Kosovës medaljen e bronztë, pas orës 18:00. Dhe do të jetë e para nga ‘burrat’ e Kosovës”, deklaroi Rexha.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika