Akil Gjakova në finale, siguron medalje, Distria ndalet në gjysmëfinale
Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi. Ndaj tij fitoi me uazari. Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze. Distria Krasniqi humbi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris. U mposht nga japonezja Kisumi Omori, që realizoi Ippon me […]
Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi. Ndaj tij fitoi me uazari.
Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze.
Distria Krasniqi humbi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris. U mposht nga japonezja Kisumi Omori, që realizoi Ippon me mbërthim.
Distria tani kërkon medaljen e bronztë.















