AKK: Dëmet nga vërshimet janë me miliona euro, komunat s’kanë buxhet për t’i mbuluar të gjitha

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të fundit janë me miliona euro

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror t’u lejojë komunave ta rishikojnë buxhetin, për të shikuar mundësinë që të investojnë mjetet për dëmet që shkaktuan vërshimet.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore.

“Në bazë të informatave dhe komunikimit ditor që kemi me komunat të cilat janë të prekura nga vërshimet e fundit, situata është në përmirësim e sipër. Mirëpo, besojmë se nuk do të ketë të reshura në ditët në vijim. Dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e këtyre reshjeve të fundit janë me miliona euro. Të gjitha komunat i kanë formuar komisionet të cilat i vlerësojnë dëmet dhe kjo është pothuajse kompetenca e vetme e komunave sa i përket evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet”, theksoi Ibrahimi.

AKK ka kërkuar që Qeveria t’ua mundësojë komunave një fond emergjent, pasi vërshimet nuk janë problemi i vetëm.

“Komunat nuk kanë mjete financiare apo nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që t’i mbulojnë të gjitha dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e fundit dhe kjo është evidente. Për këtë arsye kërkojmë që niveli qendror sa më shpejt që është e mundur të jetë më aktiv, të mendojë për themelimin e një fondi për emergjenca dhe ky fond t’u ndahet komunave, sepse këto vërshime dhe gjithashtu edhe gjatë periudhës së verës po kemi edhe zjarre, kemi pas edhe të reshura të breshëritë, të cilat kanë shkaktuar dëme në komuna, dhe të gjitha këto ndodhin në nivel lokal. Për këtë arsye ky buxhet duhet t’u ndahet komunave në mënyrë që menjëherë të aktivizohen me përkrahjen e qytetarëve të cilat janë të prekura nga këto fenomene natyrore”, shkruan KP.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

“Pra, komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore, komunave nuk iu është mundësuar që gjatë këtyre dy viteve të fundit të kenë rishikim të buxheteve”, shtoi Ibrahimi.

Sipas tij, gjatë hartimit të buxhetit nuk është e paraparë mundësia e këtyre fenomeneve natyrore.

“Buxhetet e komunave janë miratuar në shtator të vitit të kaluar dhe gjatë miratimit të këtyre buxheteve nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore. Prandaj, kërkojmë nga niveli qendror që patjetër komunave t’ua mundësojë rishikimin e buxheteve, sepse janë duke u përballuar me vërshime, zjarre dhe patjetër t’ua lejojnë komunave rishikimin e buxhetit”.

Ndryshe, të dielën e 22 janarit, delegacioni i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë vizituar Komunën e Skenderajt për të parë nga afër gjendjen me vërshime.

Më të prekurat nga këto vërshime ishin komuna e Skenderajt dhe Mitrovica, por dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Istog e Klinë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika