AKK i reagon KQZ-së: Komunat nuk janë bankomat

Një votues hedh një votë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Prishtinë, Kosovë, 14 shkurt 2021. REUTERS

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim të qartë ndaj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 19 dhjetor 2025, me të cilën komunave u kërkohet që për herë të tretë brenda këtij viti të mbulojnë financiarisht angazhimin e stafit teknik gjatë vikendit për nevoja të procesit zgjedhor.

Sipas AKK-së kjo qasje është e padrejtë dhe e paarsyeshme, pasi shpenzimet në fjalë burojnë drejtpërdrejt nga një proces që administrohet nga vetë KQZ-ja, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit të tyre, komunat tashmë po përballen me kufizime serioze buxhetore dhe procedura të ndërlikuara financiare, ndërsa realizimi i pagesave për punë gjatë vikendit nuk është as i lehtë dhe as i garantuar.

“AKK vlerëson se KQZ nuk ka kompetencë ligjore t’i obligojë komunat të krijojnë shpenzime shtesë financiare dhe administrative, pa bazë ligjore dhe pa marrëveshje paraprake. Përveç kostos financiare, komunat ngarkohen edhe me angazhim shtesë të administratës për procedimin e pagesave, duke krijuar barrë të dyfishtë. AKK kërkon që KQZ të marrë përgjegjësinë e plotë financiare për shpenzimet që rrjedhin nga procesi zgjedhor dhe të ndalë praktikën e bartjes së këtyre kostove te pushteti lokal, në respekt të parimit të autonomisë lokale dhe funksionimit të qëndrueshëm financiar të komunave”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika