AKK-ja pa drejtor, institucionet heshtin
Është organi që merret më mbrojtjen e konkurrencës së lirë në treg dhe efektet në treg, e pikërisht në këtë periudhë kur Kosova po përballet më një inflacion të lartë, Autoriteti i Konkurrencës që nga gushti i vitit 2022, po vazhdon të udhëhiqet nga ushtrues i detyrës së drejtorit. Ani pse po afrohet gushti, emërimi […]
Është organi që merret më mbrojtjen e konkurrencës së lirë në treg dhe efektet në treg, e pikërisht në këtë periudhë kur Kosova po përballet më një inflacion të lartë, Autoriteti i Konkurrencës që nga gushti i vitit 2022, po vazhdon të udhëhiqet nga ushtrues i detyrës së drejtorit.
Ani pse po afrohet gushti, emërimi i një personi në pozitën e drejtorit duket se nuk është në prioritetet e afërta institucionale.
Për çka partitë opozitare thonë se qeveria ka neglizhuar skajshmërisht këtë institucion.
“Qeveria e ka neglizhu skajshmërish dhe ka shkelur çdo afat ligjor dhe nuk ka vendos ende ta kompletoj këtë Autoritet dhe nuk e dimë pse po shtyhet deri tash ky veprim. Është kalu çdo afat ligjor për emërimin e tyre”, ka thënë Ferat Shala-Kryetar i komisionit për Ekonomi.
Boshllëqet brenda Autoritetit të Konkurrencës nuk lidhen vetëm me pozitën e drejtorit, aty ka edhe pozita tjera udhëheqëse që kanë mbetur vetëm me u.d.
“Nuk është çështja e drejtorit e vetmja por më sa kamë informacione janë edhe dy pozita të tjera që janë më u.detyre dhe kjo paraqet një hendek në punën e Autoritetit”, ka thënë Sakip Imeri-Ish-drejtor i AKK-së.
E mos funksionalizimi në plotëni i këtij institucioni sipas Mustafë Kadrijaj i dëmton direkt qytetarët
“Në këtë rast është dëmtuar pjesa e ekonomisë dhe konsumatori, problem qëndron të konkurrenca e lirë pasi Kosova është orientuar tek ky dhe në këtë rast janë dëmtuar edhe qytetarët pasi dihet se si janë fryrë çmimet para dy vitesh”, ka thënë Mustafë Kadrija-Ekonomist.
Aktualisht në krye të Autoritetit të Konkurrencës është vendosur si ushtrues detyre, Selajdin Beqa.















