AKK kërkon nga Qeveria rregullimin e uebfaqeve komunale

AKK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të marrë hapa për rregullimin e uebfaqeve komunale. Funksionimi jo i mirë i tyre, sipas drejtorëve komunalë po ndikon edhe në vlerësimin e transparencës së komunave

Ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga niveli qendror t’i rregullojë uebfaqet komunale, që sipas tyre ka një kohë që nuk janë duke funksionuar si duhet.
Sipas AKK-së, këto probleme po ndodhin për shkak të problemeve me serverat me anë të të cilëve mirëmbahen uebfaqet e komunave.

“Sipas zyrtarëve komunalë, kjo po ndodh kryesisht për shkak të problemeve apo ngarkesave në serverat që mirëmbahen uebfaqet e komunave dhe të problemeve të natyrës së tillë, ndoshta edhe teknike, në nivelin qendror”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e AKK-së, thuhet edhe se funksionimi jo i mirë i uebfaqeve të komunave, ndikon edhe në procesin e vlerësimit të transparencës, sepse sipas tyre publikimi i dokumenteve të nevojshme është shumë i vështirë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës

“Kjo gjë ndëshkon Komunat, sidomos gjatë procesit të vlerësimit të transparencës, gjatë vlerësimit të performancës komunale, në procesin e publikimit të dokumenteve për konsultimet me publikun, sepse dihet që shumica e dokumenteve kanë afat kohor të caktuar të publikimit. Dhe këto ndëshkime pastaj bëhen tërësisht pa fajin e Komunave dhe Zyrtarëve të ngarkuar për këto çështje”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Këto shqetësime, sipas AKK-së, janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun, drejtorët komunalë për administratë dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunale të IT-ve, por sipas tyre nuk ka pasur zgjidhje të problemit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika