AKK – U.D i drejtorit Selajdin Beqa mohon afërsinë me pushtetin

Nuk ndalen telashet në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës që ka mbetur pa drejtor, ushtruesi i detyrës dyshohet se është i afërt me pushtetin por ai e mohon një gjë të tillë

Selajdin Beqa, U.D Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës

Në kohën kur Kosova po përballet me rritje të vazhdueshme të çmimeve, problemet në Autoritetin Kosovar të Konkurrences nuk po ndalen.

Përveç mungesës së dy anëtarëve në Komisionin (bordin) e Konkurrencës, dhe funksionimit të tij me vetëm 3 anëtarë, këtij instutcioni të pavarur i është shtuar edhe një telashe.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i AKK-së, Sakip Imeri është ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kundër këtij institucioni, për arsyje të cilën ende nuk dihet.

RTV Dukagjini, ka tentuar të marr një përgjigje nga Sakip Imeri, porese ai ka qenë i pacasshëm.

Mirëpo, ankesen e Imerit, nepërmjet një përgjigjje me shkrim e ka konfirmuar edhe nga KPMShCK.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka pranuar ankesë nga z. Sakip Imeri kundër Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ndërsa bazuar në dispozitat e Ligjit për Këshillin, afati kohor për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave është 45 ditë, më mundësi të vazhdimit edhe për 10 ditë/ditë pune. Lidhur me ankesën e z. Imeri, Këshilli është në fazën e shqyrtimit, ndërsa ende nuk ka nxjerr vendim përfundimtar. Në momentin që vendoset për lëndën, vendimi përcillet tek palët në procedurë dhe pasi ta kenë pranuar të njëjtat, vendimi pastaj bëhet publik në faqen zyrtare të KPMSHCK-së”, ka deklaruar KPMShCK.

Ndërkohë, tani në krye të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës është vendosur si ushtrues detyre, Selajdin Beqa.

I njëjti duke folur për në lidhje ankesën e Sakip Imerit, nëpërmjet telefonit, i ka thënë RTV Dukagjinit se Komisioni i AKK-së, nuk e ka parë të arsyeshme të ia vazhdon mandatin.

“Është e vertetë zoti Imeri ka bërë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për vazhdim të mandatit, mirpo komisioni bazuar në proceduarat ligjore, për ligjin për mbrojtjen e konkurencës, komisioni nuk e ka parë të arsyeshmë për t’ia vazhduar mandatin. Dmth. nuk ka të bëj me largim apo me shkarkim apo me dicka të tillë”, ka thënë Beqa.

Por, tani janë ngritur dyshime të mëdha se vet Selajdin Beqa sipas ligjit, nuk ishte në radhë për t’u emëruar në këtë pozitë.

Kjo pasi që në hierarki janë edhe dy pozita të tjera, Drerjtori i Administratës dhe Drejtori i Departamentit të Tregut.

Por, komisioni i AKK-së, sipas nuk i ka emëruar ata, por Selajdin Beqajn.

Ky i fundit thotë se organi më i lartë i Autoritetit të Konkurrencës nuk e ka parë të arsyeshme ti emëroj ata që ishin në radhë.

“Z.Bekim Millaku, ka bërë një kërcenim të Komisionit dhe kryetares së Komisionit, apo tentim ndikimi dhe kryetarja ka bërë kërkesë që të ndërmerren masa diciplonore për Millakun por, z.Imeri nuk ka vepruar, ndërsa për drejtorin e departmanentit tjetër, ai e ka qitur në lajthitje komisionin për 3 informata kur ka ardh komisioni i ri ai e ka qit në lajthitje për shkak se nuk e ka informur saktësisth si qendrojnë cështjet e caktuara bre Autoritetit për Komisionin”, ka thënë Beqa.

RTV Dukagjini nuk ka rritur të kontaktoj me dy drejtorët e lartëcekur nga Selajdin Beqa, për të marr edhe versionin e tyre.

Por, kjo nuk është e tëra rreth këtij rasti.

Selajdin Beqa, që tash e 10 vjet është zyrtar në AKK, në profilin e tij facebook duket se ka shumë afërsi me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

RTV Dukagjini, me datë 30 shtator ka marrë nga profili i z.Beqa këto fotografi, ku shihet që ka një afërsi më figurat kyqe të kësaj parite.

Madje në këtë postim Haki Abazi, i cilëson të gjithë si anëtarë të Lëvizjes Vetëvëndosje në lagjen Kalabri.

Mirëpo, Selajdin Beqa, mohon se ka ndonjë afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Dy ditë pas kontaktimit nga RTV Dukagjini Selajdin Beqa, në rrjetin e tij social ka fshirë posimet me figurat kryesore udhëheqëse të kësaj partie.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika