AKP-ja anuloi qiratë e pompave në veri “për shkak të shkeljeve”

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka mbyllur përkohësisht dy pika të derivateve në veri të Kosovës, për shkak të shkeljeve të kontratave të qirasë dhe mungesës së licensave, ndërsa Inspektorati i Ministrisë së Industrisë vazhdon kontrollin, për të siguruar që të gjitha subjektet të jenë në përputhje me ligjin

Mbyllja e një pike të karburanteve në veri të Kosovës. Foto: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka thënë se pronarët e pompave të mbyllura të karburanteve në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë shkelur kontratat e qirasë, për shkak se nuk kanë respektuar një klauzolë që ka të bëjë me marrjen e licencës për punë me derivate të naftës.

Për këtë arsye, sipas AKP-së, janë ndërmarrë veprime për ndërprerjen e atyre kontratave.

Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, AKP-ja shpjegoi se pompat e mbyllura të karburanteve janë në pronësi të saj – si trashëgimi e ndërmarrjeve të dikurshme shoqërore “INA Trgovina” nga Zagrebi dhe “Jugopetrol” i Beogradit – dhe se ajo ka të drejta ekskluzive për t’i menaxhuar ato.

Agjencia ka thënë se kishte kontrata qiraje, të vlefshme dy vjet, me biznesmenë nga veriu i Kosovës, por nuk specifikoi se kur ishin nënshkruar ato.

Javën e kaluar, Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës mbylli pesë pompa të karburanteve në veri, pasi, siç u tha, pronarët nuk kishin licensa për punë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie më 22 korrik, të gjitha subjektet afariste që merren me shitjen e derivateve të naftës, duhet të kenë licensa, ndërsa ndaj atyre që shkelin ligjin, do të merren “masa të rrepta ndëshkuese”.

Ministria kompetente ka theksuar se inspektimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të kontrolluar nëse pikat e karburanteve kanë licensa të vlefshme për aktivitetin që ushtrojnë.

Katër nga pesë pompat e mbyllura kishin logon e “NIS Petrol”, apo Industrisë së Naftës së Serbisë, që besohet se ka rifilluar punën e saj në Kosovë në dhjetor të vitit 2016.

Përndryshe, NIS është kryesisht në pronësi të Gazpromneftit rus dhe kompanisë së tij ombrellë, Gazprom.

Megjithatë, sipas informacioneve të AKP-së dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ato pompa ishin në pronësi të biznesmenëve nga veriu i Kosovës.

AKP-ja tha se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë komunikim apo kontratë me “NIS Petrol”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika