30 të lënduar në një aksident në Gjermani: Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnatës në autostradën Salzburg–Mynih, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus që vinte nga Kosova është përplasur me një kamion.

Sipas raportimeve të policisë gjermane, nga 41 pasagjerë të autobusit, 30 persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në klinika për ekzaminime.

Mediat gjermane raportojnë se aksidenti ndodhi pasi shoferi i autobusit nuk arriti të vërejë në kohë kamionin para tij. Ai tentoi të devijonte majtas, por përfundoi duke u përplasur me rimorkion e kamionit. Pjesa e përparme e autobusit ngeci në pjesën e pasme të rimorkios, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Për menaxhimin e situatës, në stacionin e zjarrfikësve në Irschenberg u krijua një vend grumbullimi për të lënduarit, ndërsa në vendngjarje u angazhuan ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, mjekë emergjence, sanitarë dhe një helikopter.

Autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua plotësisht për rreth dy orë për shkak të aksidentit dhe veprimeve të shpëtimit.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika