“Një ditë të gjithë  do të kthehemi te krijuesi ynë!”, kështu e njofton për lajmin e kobshme Bashkim Hoxha, të cilit i ka vdekur në aksident trafiku djali i vetëm i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre në Hungari.

“Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta,  për ta ndarë me  ju lajmin e keq  se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë  automolibilistik”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se dy viktimat e aksidenti në Hungari kanë qenë dhe prindër, “u ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe  prindër të rinjë”.

“Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, In sha Allah.  Për varrimin do t’i’u informojmë me kohë”, ka përfunduar njoftimin.