Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë, BMW-ja përplaset me kamion

Një aksidenti ka ndodhur në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit, ndërsa pamjet tregojnë një BMW që është përplasur me një kamion në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një aksident rëndë komunikacionin ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Sipas dërguesit të kësaj video, aksidenti ka ndodhur në fshatin Komoran të Komunës së Drenasit.

Në pamjet që i ka siguruar Portali Dukagjini shihet një veturë e tipit BMW që është aksidentuar me një kamion.

Aksidentin për RTV Dukagjin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi

“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran)”.

“Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje”, ka thënë  Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika