Aksident i rëndë në Prilep të Deçanit, gjashtë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Prilep të Deçanit, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Sipas policisë, aksidenti është regjistruar në rrugën lokale të fshatit, ndërsa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet.

Gjendja shëndetësore e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika