Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, të përfshirë dy kamionë dhe një makinë – humb jetën 24-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë. Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën një 24 vjeçar, i cili udhëtonte veturën teksa drejtuesi i njërit prej kamionëve është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në […]
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë.
Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën një 24 vjeçar, i cili udhëtonte veturën teksa drejtuesi i njërit prej kamionëve është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve drejt rrugës së vjetër Rubik–Rrëshen.
Qindra qytetarë kanë mbetur në trafik, ndërsa përdorues të rrugës raportojnë mungesë menaxhimi dhe situatë të kaotike.
Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë penguar gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë.















